Ballina Lifestyle Lily Allen flet hapur për abortet dhe del në publik pas deklaratës...

Lily Allen flet hapur për abortet dhe del në publik pas deklaratës së guximshme

15
0

Këngëtarja britanike Lily Allen është shfaqur e buzëqeshur dhe në formë të mirë gjatë një daljeje të fundit në Londër, vetëm pak ditë pasi tronditi opinionin publik me një deklaratë të sinqertë për përvojat e saj me abortin.

40-vjeçarja u fotografua në restorantin Park në Bayswater, e veshur me një fustan gri dhe xhaketë sportive, ndërsa shfaqte një qëndrim të qetë dhe të sigurt përballë kamerave.

Në episodin më të fundit të podcastit të saj, gjatë një bisede me mikeshën e ngushtë, prezantuesen Miquita Oliver, Allen tregoi se nuk mban mend saktësisht sa aborte ka bërë, duke përmendur se mund të jenë “katër ose pesë”.

Ajo e përshkroi sistemin e saj riprodhues si një “zonë katastrofe”, duke folur me ironi dhe ndershmëri për sfidat me kontraceptivët dhe shtatzënitë e padëshiruara.

Allen theksoi se nuk i intereson më stigma që shoqëron abortin dhe kritikoi shoqërinë për presionin që i bën grave të justifikojnë çdo vendim që marrin për trupin e tyre.

“Nuk dua fëmijë, kjo është arsye e mjaftueshme”-tha ajo me vendosmëri.

Këngëtarja kujtoi edhe momentin kur, në vitin 2022, performoi me Olivia Rodrigo në Glastonbury për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA që rrëzoi të drejtën kushtetuese për abort.

Nëna e dy vajzave nga një martesë e mëparshme, Lily Allen është e vendosur të flasë hapur për përvojat personale, duke sfiduar normat shoqërore dhe duke mbrojtur të drejtën e grave për vetëvendosje pa gjykim e pa turp.

Dalja e saj e fundit në publik u interpretua si një deklaratë e heshtur që ajo nuk ka frikë të qëndrojë pas fjalëve të saj – edhe kur ato trazojnë mendësinë kolektive.