Një fanse e grupit Oasis është bërë virale në rrjetet sociale pasi u kap duke përdorur aplikacionin Shazam për të identifikuar këngën “Bitter Sweet Symphony” gjatë koncertit hapës të ribashkimit në Cardiff – një moment që u konsiderua historik nga fansat e vërtetë.
Ndërsa mbi 75,000 njerëz këndonin në kor hitin legjendar të Richard Ashcroft, fansja në fjalë shihet në një video duke përpjekur të zbulojë titullin e këngës përmes telefonit, duke nxitur reagime të ashpra nga ndjekësit.
“Imagjino të mos e dish një nga këngët më të mira të të gjitha kohërave”, shkruhej në klipin që bëri xhiron e rrjetit, shkruan DailyMail.
Komentet nuk vonuan: “Këta janë njerëzit që na morën biletat”, “Nëse nuk e njeh këtë këngë, s’ke ç’të kërkosh në një koncert Oasis”, “Jam i tërbuar, s’munda të merrja biletë dhe ajo s’e njeh as ‘Symphony’-n”.
Ngjarja ndodhi në një natë të veçantë për fansat e grupit legjendar britanik, ku Liam dhe Noel Gallagher u ngjitën për herë të parë së bashku në skenë pas 16 vitesh ndarje.
Performanca u përshkrua si një rilindje e vërtetë e rock-ut britanik, me publikun që e cilësoi si “shfaqja më e madhe e të gjitha kohërave”.