Ballina Bota Përmbytjet në Teksas: Shkon në 51 numri i të vdekurve, 27 persona...

Përmbytjet në Teksas: Shkon në 51 numri i të vdekurve, 27 persona ende të zhdukur

24
0

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas të SHBA është rritur në 51, përfshirë 15 fëmijë, raporton BBC. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të menjëhershme ndërsa lumi Guadalupe doli nga shtrati. Zona më e prekur është qarku Kerr, ku kanë vdekur 43 persona dhe 27 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur.

Fëmijët ishin në një kamp të krishterë të vendosur përgjatë lumit Guadalupe. Njerëz janë konfirmuar të vdekur edhe në pjesë të tjera të shtetit amerikan, duke përfshirë Qarkun Travis dhe Qarkun Tom Green. Paralajmërime të shumta për përmbytje mbeten në fuqi ndërkohë që deri më tani janë shpëtuar rreth 850 persona.

Në një konferencë për shtyp pasditen e së shtunës, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, u shpreh se kishte nënshkruar një deklaratë të zgjaste gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Presidenti Donald Trump deklaroi se administrata po punon ngushtë me autoritetet lokale për t’iu përgjigjur emergjencës, ndërkohë që Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha se qeveria federale do të dërgonte Rojen Bregdetare për të ndihmuar në kërkimet e personave të zhdukur.

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se Teksasi qendror mund të përballet me më shumë përmbytje këtë fundjavë.