Ballina Kronika Plagosje në Durrës/ I riu goditet dy herë me kaçavidë, i nënshtrohet...

Plagosje në Durrës/ I riu goditet dy herë me kaçavidë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

103
0

Një i ri ka përfunduar, mbrëmjen e së martës, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, pasi dyshohet se është plagosur me mjet të ftohtë, kaçavidë.

Sipas informacioneve paraprake policore, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Rrotës së Kuqe”, në Plazhin e Durrësit.

I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë dy goditje dhe gjendja e tij deklarohet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen, nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së tij.