Ballina Kronika I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë...

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

14
0

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, Policia Kufitare ndaloi dhe arrestoi një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht.

Bëhet fjalë për Alija Arslan, 34 vjeç, nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Ai ishte në kërkim nga Interpol Bern në Zvicër për vepra penale të lidhura me narkotikët. Aktualisht po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

Njoftimi i policisë:

PKK Qafë Thanë

Kapet në hyrje për në Shqipëri një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin:

Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.