Ballina Kronika KAVAJE/ Prangoset në flagrancë 31 vjeçari, tentoi të vriste me armë zjarri...

KAVAJE/ Prangoset në flagrancë 31 vjeçari, tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas 38 vjeç

49
0

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Neldi Hallulli Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, “Kallashnikov”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Neldi Hallulli kishte pasur një konflikt me shtetasin Indrit Rama dhe, në vijim të konfliktit, dyshohet se kishte qëllim ta vriste atë.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat e rënda për jetën e 38-vjeçarit.

Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasi Indrit Rama, për “Dëmtime të tjera me dashje”, sepse ka goditur me grushte shtetasin Neldi Hallulli, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.