Ballina Lifestyle Simon Cowell mungon në dasmën e Mel B mes thashethemeve për një...

Simon Cowell mungon në dasmën e Mel B mes thashethemeve për një ribashkim me rivalin e vjetër, Simon Fuller

19
0

Simon Cowell nuk u shfaq në dasmën e Mel B me Rory McPhee të shtunën në Londër, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e tij të papritur në ceremoninë madhështore që u mbajt në Katedralen e Shën Palit.

Mel B, 50 vjeçe, dhe stilisti i flokëve Rory, 38 vjeç, shkëmbyen betimet para një liste të ftuarish me emra të njohur si Emma Bunton, Cara Delevingne dhe Katherine Ryan.

Megjithëse Cowell ishte raportuar se do të merrte pjesë me partneren e tij Lauren Silverman, ai nuk u pa në ceremoni, dhe arsyeja e mungesës nuk është bërë ende e ditur, shkruan DailyMail.

Lidhja e tij me Mel B daton prej vitesh, përmes angazhimeve të përbashkëta si gjyqtarë në “The X Factor” dhe “America’s Got Talent”.

Së fundmi, Mel kishte zbuluar se ishte larguar nga AGT me vendim të Cowell, por kishte sqaruar se nuk kishte armiqësi mes tyre, pasi u rikthye në sezonin përvjetor të këtij viti.

Mungesa e tij ka ngjallur spekulime, pasi burime të “Mail” kishin raportuar më herët se Cowell dhe rivali i tij i dikurshëm, menaxheri i Spice Girls, Simon Fuller, ishin të dy të ftuar në dasmën e Mel.

Ribashkimi i tyre në një event të tillë do të kishte qenë një moment i papritur, duke pasur parasysh historinë e tyre të tensionuar, përfshirë një padi prej 100 milionë paundësh (rreth 118 milionë euro) dhe konflikte për formatet televizive “Pop Idol” dhe “The X Factor”.

Pavarësisht kësaj, dasma e Mel B u zhvillua në një atmosferë madhështore. Ajo u shfaq si një nuse elegante me fustan të bardhë të zbukuruar me perla dhe një vello të gjatë, ndërsa Rory veshi një kostum tradicional skocez me kilt tartani.

Çifti u pa i lumtur dhe i emocionuar, duke ndarë një puthje përpara miqve dhe familjarëve.

Pas ceremonisë, dasma vijoi me një pritje luksoze në The Shard që thuhet se kushtoi rreth 28,000 paund. Emma Bunton ishte e vetmja Spice Girl që mori pjesë në këtë ditë të veçantë, ndërsa Victoria Beckham, Geri Halliwell dhe Melanie C munguan.