Ballina Europë Kapet cisterna me qindra kg kokainë në Belgjikë, mes të arrestuarve edhe...

Kapet cisterna me qindra kg kokainë në Belgjikë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

20
0

Autoritetet belge në një operacion të zhvilluar së fundmi kanë zbuluar qindra kg kokainë në një anije cisternë turke.

Mësohet se anija “Scot Bremen” u ndalua pasi një patrullë policie vuri re në mbrëmje tetë burra që po lëshonin një varkë në marinën Blankenberge.

Zyra e prokurorit publik të Flandrës Perëndimore në njoftim theksoi se i konfirmojnë arrestimet në Blankenberge dhe zbulimin e drogës në cisternën e naftës në Zeebrugge. Ata shtuan se ende nuk mund të komentojnë nëse dy rastet janë të lidhura. Hetimi në vazhdim do ta tregojë këtë. 8 të arrestuarit janë 4 belgë, 3 holandezë dhe 1 shqiptar. Anija mbeti e ankoruar në Zeebrugge.