Ballina Kronika I vunë zjarrin dhe dogjën 450 metër katrorë bimë e pemë frutore...

I vunë zjarrin dhe dogjën 450 metër katrorë bimë e pemë frutore në Finiq, policia arreston në flagrancë 2 persona

14
0

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi  ndezën zjarr për të djegur barërat, por u doli nga kontrolli dhe dogjën rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore.

Të arrestuarit janë identifikuar si Pranvera Gkergkis dhe Idajet Roshi.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq.

Këta shtetas, më datë 05.07.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.