Ballina Politika “Shpenzova 245 mijë dollarë në Las Vegas me Bebe Rexhën”/ Kryemadhi: Ishte...

“Shpenzova 245 mijë dollarë në Las Vegas me Bebe Rexhën”/ Kryemadhi: Ishte 10-vjetori i ditëlindjes së vajzës

127
0

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për të dhënë një deklaratë për mediat.

Kryemadhi pranoi se ka qenë në Shtetet e Bashkuara, më konkretisht në Las Vegas dhe Los Anxheles me kushërinjtë e saj Adrian Shatkun dhe këngëtaren Bebe Rexha.

Sipas saj ajo i është drejtuar bankës në SHBA për të treguar shpenzimet e saj personale gjatë kësaj kohe, ku sipas saj ka qenë në SHBA për të festuar 10-vjetorin e vajzës së saj, e shoqëruar edhe nga disa mikesha.

E pyetur për pretendimin se ka shpenzuar mbi 200 mijë dollarë për veshje, Kryemadhi tha se këto janë deklarata që bëhen nga Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili sipas saj “merr direktivat nga SPAK”.