Personat që shihni në foto janë Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit.
25-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij italiane ishin martuar vetëm pak ditë më parë dhe ndodheshin në Shqipëri për pushime. Në momenti ne aksidentit, në automjet me çiftin ndodheshin edhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Muhaxërroi ndërroi jetë në vendngjarje, teksa dy të fundit mbetën të plagosur. 16-vjeçari është transferuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Automjeti tip “BMW” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni, duke përfunduar më pas në një kanal pranë rrugës. Përplasja ka qenë fatale për tre prej personave që ndodheshin në makinë. Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.







