Ballina Kronika Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës/ Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me...

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës/ Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me disa të tjera, shoferi në gjendje të rëndë

52
0

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një drejtues automjeti, rreth 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është përplasur me disa automjete që qarkullonin në rrugë.

Pas përplasjes, automjeti ka përfunduar edhe te disa makina të parkuara, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

overlay-clever

Shoferi raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.