Ballina Kronika I dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për vrasje, ekstradohet...

I dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për vrasje, ekstradohet nga Nju Jorku Valentin Ftoni

30
0

Pas 25 vitesh në arrati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valentin Ftoni është ekstraduar nga Nju Jorku drejt Shqipërisë.

52-vjeçari, i cili përdorte tre identitete të falsifikuara në SHBA, është dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tre vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës gjatë viteve 2000-2001. Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “GLOBE”, në bashkëpunim me autoritetet amerikane.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Nju Njorku, shtetasi Valentin Ftoni, i dënuar dy herë, me nga 25 vjet burgim, për vrasje.

Më datë 18.11.2026, u bë ekstradimi i shtetasit shqiptar Valentin Ftoni, i njohur në Shtetet e Bashkuara, me 3 identitete të falsifikuara si Valentin Bujaj, Parim Hajredini (identitet kosovar) dhe Alexander Campusano (identitet i Amerikës Qendrore). Valentin Ftoni, person me profil të larte kriminal, i dënuar në Shqipëri për vrasje të shumëfishta, u mor në dorëzim nga autoritetet federale amerikane ICE-ERO dhe DSS/OCIU dhe iu vu në dispozicion për veprime të mëtejshme procedurale, autoriteteve shqiptare të cilat e kanë dënuar atë, 2 herë me nga 25 vjet burgim, për disa vrasje të kryera gjate viteve 1998-2001.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare prej vitit 2001, pasi është dënuar 2 herë, me nga 25 vjet burgim, për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodres, dhe fshihej në ShBA, që pas arratisjes nga Shqipëria, duke shfrytëzuar identitetet e lartpërmendura.

Më datë 28.01.2001, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shettasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbjtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Cas, Shkodër, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shtetasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”,  kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001, në Shkodër, ka vrarë shtetasin G. T.

Edhe ky rast, tregon sërish përkushtimin e Policisë së Shtetit, për rritjen e bashkëpunimit hetimor ndërkombëtar në nivele dypalëshe në terren, ndaj gjejmë rastin edhe një herë të falënderojmë partnerët tanë në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për ndjekjen e këtij rasti dhe të shumë rasteve të tjera në ShBA, por jo vetëm.