Ballina Kronika Skandal në radhët e policisë/ Arrestohet efektivi në Kavajë, ja akuzat që...

Skandal në radhët e policisë/ Arrestohet efektivi në Kavajë, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

63
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Kavajës, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit.

Në pranga është vënë punonjësi me inicialet A.C., i cili mbante detyrën e punonjësit të rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë. Masa e sigurisë është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16 nëntor 2026, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit.

overlay-clever

Hetimet ndaj punonjësit të policisë janë kryer për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nganenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Sipas AMP-së, masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e tij në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.