Ballina Kronika Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza të dyshuara hashashi

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden doza të dyshuara hashashi

71
0

Doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit hashash janë zbuluar gjatë kontrolleve të zhvilluara në burgun e Fierit.

Kontrollet janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, e cila ka konstatuar praninë e lëndës së dyshuar narkotike brenda ambienteve të institucionit penitenciar.

Ende nuk dihet sasia e lëndës së sekuestruar, vendi i saktë ku është gjetur apo nëse ka persona të përfshirë në futjen e saj në burg.

Pritet që verifikimet e mëtejshme të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojnë përgjegjësitë e mundshme.