Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar prezencën në terren, me qëllim parandalimin e aksidenteve, ndëshkimin e shkelësve dhe menaxhimin e trafikut patrulla dhe mjete bashkëkohore, në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit.
Si pasojë gjatë javës së fundit janë arrestuar dhe proceduar 35 drejtues mjetesh dhe janë bllokuar 42 automjete.
Në fokus të policisë janë:
Parandalimi/eleminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike;
Lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete/apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT;
Sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve;
Ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit;
Shkeljes së sinjalistikës rrugore;
Policia Rrugore do të vijojë kontrollet pa ndërprerje, në çdo orë dhe në çdo segment rrugor, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për të gjithë.