Ballina Europë Tronditet kabineti i Ursula von der Leyen, dorëhiqet këshilltarja diplomatike

Tronditet kabineti i Ursula von der Leyen, dorëhiqet këshilltarja diplomatike

223
0

Elisabetta Belloni, ish-drejtoreshë e përgjithshme e Departamentit të Informacionit të Sigurisë (DIS), do të largohet nga posti i saj në kabinetin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo u konfirmua nga një zëdhënëse e ekzekutivit të BE-së.

Belloni i ishte bashkuar ekipit të von der Leyen në fund të janarit si këshilltare diplomatike, një rol i profilit të lartë dhe bashkëpunim i ngushtë me presidenten e Komisionit Evropian. Megjithatë, qëndrimi i saj në Bruksel zgjati pak më shumë se shtatë muaj. Sipas burimeve evropiane, Belloni ia komunikoi personalisht von der Leyen dorëheqjen, duke e justifikuar vendimin me arsye personale.

Belloni, sipas njerëzve pranë saj, që në fillim kishte lënë të kuptohej se përvoja e saj do të ishte e kufizuar në kohë, me idenë e kthimit në Itali deri në verë

Tërheqja e Bellonit nuk u mirëprit nga numri një i Komisionit. Ursula von der Leyen u përpoq ta bindte diplomaten të tërhiqej dhe të vazhdonte detyrën e saj, megjithatë, pa arritur asnjë rezultat.