Ballina Aktualitet Situatë alarmante në Klos/ Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha tokë, banorët në...

Situatë alarmante në Klos/ Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha tokë, banorët në luftë me flakët për te shpëtuar shtëpitë

38
0

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flakët përfshinë ferra dhe dushqe, por për shkak të erës së fortë zjarri u përhap me shpejtësi, duke djegur edhe një banesë. Banesa që u përshi nga flakët ishte e pabanuar.

Njëkohësisht po rrezikon të digjet edhe një kabinë elektrike që ndodhet në perimetrin e zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse nga Klosi, Burreli dhe Bulqiza. Sipas Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikësit nga Dibra, si dhe forca të Ushtrisë, pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po favorizohet nga era.

Operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit vijon, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin zonën dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.