Ballina Sport UEFA gjobit Mbappen dhe dy lojtarë të Real Madridit

UEFA gjobit Mbappen dhe dy lojtarë të Real Madridit

12
0

UEFA ka vendosur sanksione ndaj tre lojtarëve të Real Madridit pas ndeshjes së kthimit të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.

Sipas AS, sulmuesi Kylian Mbappe u gjobit me 30 mijë euro, mbrojtësi Antonio Rudiger mori një gjobë prej 40 mijë eurosh, dhe mesfushori Dani Ceballos u gjobit me 20 mijë euro.

Lojtarët u akuzuan për provokim të tifozëve të Atlético gjatë ndeshjes. Përveç kësaj, të tre morën pezullime me kusht për një ndeshje sipas rregullave të UEFA-s, të cilat do të zbatoheshin nëse incidente të ngjashme ndodhin përsëri. Mbrojtja e Real Madridit argumentoi se sjellja e lojtarëve ishte një reagim ndaj objekteve që hidheshin në fushë nga tifozët kundërshtarë. Megjithatë, apeli i tyre u rrëzua.

Kujtojmë që Real Madridi humbi ndeshjen e kthimit në stadiumin Civitas Metropolitano me rezultatin 0-1. Ndeshja e parë kishte përfunduar me të njëjtin rezultat në favor të Real Madridit.