Ballina Lifestyle Gazetaret sportive italiane në qendër të kritikave për veshjet provokuese në stadium

Gazetaret sportive italiane në qendër të kritikave për veshjet provokuese në stadium

16
0

Disa nga prezantueset më të njohura të DAZN Italy, Eleonora Incardona, Giusy Meloni, Diletta Leotta dhe Marialuisa Jacobelli janë bërë virale për paraqitjet e tyre gjatë raportimeve nga Kampionati Botëror i Klubeve në SHBA. Pamja e tyre tërhoqi vëmendje masive në rrjete sociale, por gjithashtu shkaktoi edhe kritika të forta.

Kolegia e tyre, Valentina Maceri, që prezanton Ligën e Kampionëve në një televizion zviceran, i akuzoi ato për mungesë profesionalizmi. “Nëse do të kesh të njëjtin respekt si lojtarët dhe zyrtarët, pamja duhet të jetë më e përmbajtur,” tha ajo për BILD, duke veçuar Eleonora Incardona-n për bashkëpunimet me agjenci bastesh dhe stilin “vulgar”.

Kritikat u shtuan pas një postimi viral të Incardona-s nga një ndeshje në Orlando, ku u shfaq me kostum me vija dhe reçipeta. Komentuesit e cilësuan veshjen si të papërshtatshme për një event sportiv.

Ndërkohë, edhe Diletta Leotta është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për arsye personale, pasi balerina Eleonora Abbagnato e akuzoi atë për sjellje të papërshtatshme ndaj bashkëshortit të saj, Federico Balzaretti.