Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vizitoi kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve, i shoqëruar nga ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera si dhe delegacioni i MAXXI-t (Muzeut Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë).
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me punimet që po realizohen me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave të reja për ekspozim, ruajtjen e fondeve dhe laboratorët e specializuar për restaurim.
Vizita në kantierin e rikonstruksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura, shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një dialogu të qëndrueshëm profesional dhe institucional, duke forcuar vizionin për një qasje bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse ndaj trashëgimisë dhe zhvillimit të artit në Shqipëri.
“Bashkëpunimi me një institucion prestigjioz si MAXXI synon të garantojë standarde të larta ndërkombëtare të kthimit të Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në një qendër të hapur, dinamike dhe të aksesueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.
Në këtë vizitë në kantier ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Italiane