Ballina Bota Amnisty International: Arabia Saudite numër të lartë ekzekutimesh për çështje droge, mes...

Amnisty International: Arabia Saudite numër të lartë ekzekutimesh për çështje droge, mes të vrarëve dhe të huaj

57
0

Arabia Saudite ka ekzekutuar afro 600 persona gjatë dekadës së fundit për vepra të lidhura me drogën, shumica dërrmuese shtetas të huaj, sipas një raporti të publikuar nga Amnesty International.

Vendet më të prekura janë Pakistani, Siria, Jemeni, Nigeria dhe Egjipti.

Pas një ndalese të përkohshme gjatë viteve 2021–2022, autoritetet saudite kanë rifilluar me intensitet rekord dënimet me vdekje. Vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 122 ekzekutime, dhe deri në fund të muajit të kaluar janë shënuar edhe 118 raste të tjera.

Amnesty ka ngritur alarmin për mungesë transparence dhe procese gjyqësore të padrejta, duke e cilësuar situatën si “shkelje të frikshme të të drejtave të njeriut”.

Organizata paralajmëron se numri i ekzekutimeve pritet të rritet edhe më tej.