Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë.
Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit.
Bëhet e ditur se nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale.
Ndërsa mësohet se zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.
Ende s’ka një njoftim nga policia lidhur me djegien e restorantit në pronësi të Petrit Gjeçaj në fshatin turistik.