Ballina Politika Denoncimi – E rëndë/ Kandidati i PS në Fier dhunon një grua,...

Denoncimi – E rëndë/ Kandidati i PS në Fier dhunon një grua, policia fsheh ngjarjen

15
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke denoncuar një ngjarje të rëndë që është mbajtur e fshehtë nga autoritetet.

Berisha tregon një denoncim të ardhur për kandidatin e Partisë Socialiste në Roskovec, Ilir Musko, për dhunë fizike ndaj një gruaje në ambientet e farmacisë së tij, ndërsa pretendon se Ministrja Belinda Balluku dhe drejtues të policisë janë përfshirë në fshehjen e ngjarjes.

“Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën! Lubi Balluku mbron dhunuesin! Narko-drejtori gangster i policisë keqtrajton familjarët dhe fsheh krimin”, shkruan Berisha. Ai e cilëson Muskon si “kandidat gangster” dhe kërkon reagim të menjëhershëm ndaj asaj që e quan “akt kriminal”.

Në denoncimin e publikuar nga Berisha, një qytetare nga Roskoveci tregon se ngjarja ka ndodhur rreth pesë ditë më parë në fshatin Strum, ku Ilir Musko ka një farmaci. Gruaja, nga fshati Samaticë, kishte shkuar për të bërë një serum dhe aty është dhunuar nga farmacisti. Sipas denoncimit, edhe babai i kandidatit, Kujtim Musko – ish-drejtor – ka një histori të mëparshme dhune ndaj një të miture 14-vjeçare.

Më tej thuhet se familjarët e viktimës kanë bërë denoncim në polici, por janë përzënë nga komisariati i Fierit, ku sipas denoncueses, ka ndërhyrë drejtori i policisë Skënder Hitaj.

Lubi Balluku mbron dhunuesin!
Narko-drejtori gangster i policisë keqtrajton familjarët dhe fsheh krimin.
Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të Kandidatit gangster Muskaj dhe qendrimin e narko-drejtorit të policisë!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:
Z. Berisha Pershendetje!
Jam nje grua nga Roskoveci. Dua te bej nje deboncim tw rend qe ka ndodhur ne zonen tone. Kandidati i ps nga roskoveci ne qarkun e fierit, ilir musko ka dhunuar ne farmacin e tij nje grua. Kjo ngjarje ka ndodhur para 5 ditesh por policia po fsheh ngjarjen sepse po nderhyn Beljnda Balluku. Gruaja eshte bga fshati samatice dhe ka shkuar tek Ilir musko per tw bere nje serum tek farmacia e tij se ai eshte farmacist. Dhe aty e ka dhunuar. Edhe babai i tij Kujtim Musko kur ishte drejtor ka dhunuar nje vajze 14 vjec. Familjaret e gruas nga samatica kane bere denoncim por policia dhe skender hitaj i ka nxjerr nga komisariati. Kete ngjarje e di e gjithe zona e roskovecit. Ka ndodhur ne fshatin strum se aty e ka farmacine Ilir Musko.
Njerezit e gruas nga fshati samatice e rrahen ilir muskon. U be e madhe se ka nisur sherri madh. U perleshen me grushta