Ballina Aktualitet “Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje…”/ Si pritet të jetë moti,...

“Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje…”/ Si pritet të jetë moti, ditën e sotme

20
0

Vijojnë masat ajrore me origjinë perëndimore duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të freskët gjatë orëve të paradites. Pasditja do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, ndërsa kthjellimet më të theksuara priten në vijën bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qarkun e Korcës; 8°C, ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe zona të izoluara në Qendër të territorit duke arritur një maksimum prej 33°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.