Ballina Kronika Ishte shpallur në kërkim për vjedhje në lokalin ku punonte, arrestohet 26-vjeçari...

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje në lokalin ku punonte, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

15
0

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të përsëritura në një lokal ku punonte.
Bëhet me dije shtetasi A.D ka përvetësuar shuma parash nga xhirimet ditore të lokalit.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. D., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 03.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet ka rezultuar se 26-vjeçari, gjatë kohës që punonte në një lokal në pronësi të një shtetasi tjetër, ka përvetësuar në mënyrë të përsëritur shuma parash nga xhirimet ditore të lokalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.