Ballina Sport Amanda Anisimova eliminon numrin 1 në botë

Amanda Anisimova eliminon numrin 1 në botë

18
0

Tenistja amerikane Amanda Anisimova dhe ajo polake Iga Swiatek janë dy finalistet e grand slam-it të Wimbledon, eventi më i rëndësishëm i fushave me bar, që po zhvillohet në Londër.

Për Swiatek, ish-numri 1 në botë dhe 5 herë fituese në grand slam (4 herë në Roland Garros dhe një herë në US Open), kjo është hera e parë që arrin në finalen e Wimbledon.

Në gjysmëfinale ajo mundi 2-0 (6-2, 6-0) zviceranen Belinda Bencic.

Ndeshje pa histori, komanduar nga polakja (aktualisht nr.4 në botë), që shihet favorite edhe në finale ndaj amerikanes.

Anisimova mbetet surpriza e këtij turneu, pasi në gjysmëfinale eliminoi numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka, duke fituar 2-1 (6-4, 4-6, 6-4), në një ndeshje me emocione.

Amerikania, aktualkisht numri 13 në botë, kualifikohet për herë të parë në karrierën e saj në finalen e një grand slam. Kjo është hera e parë që dy tenistet përballen mes tyre në karrierë.