Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut gjatë punimeve për hapjen e një pusi.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi H. D., 58 vjeç, ndodhej pranë një fadrome që po punonte në terren, kur një masiv dheu u shkëput papritur dhe ra mbi të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Gramshit për të dhënë dëshminë e tij mbi rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur me detaje shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme të këtij incidenti tragjik.