Akti i Kapiten Arben Anamalit, dëshmorit që me heroizmin e tij shpëtoi dy turistë izraelitë në datën 8 në Liqenin e Shkodrës, ka bërë jehonë edhe në mediat izraeite. Gazeta më e madhe private e vendit, Yedioth Ahronoth, ka shkruar për ngjarjen në faqen e saj online “Ynet”.
Shkrimi hapet me titullin: Kapiteni shqiptar vdes duke shpëtuar turistët izraelitë në Liqenin e Shkodrës. Ai vijon duke sqaruar ngjarjen dhe duke evidentuar aktin heroik të të ndjerit Anamali i cili i shpëtoi turistët që po laheshin në liqen përkundër këshillave të drejtuesit të mjetit lundrues.
“Pasi vuri re që ishin në vështirësi, ai u hodhi notarëve jelekë shpëtimi, përfshirë edhe të vetin dhe më pas u hodh brenda për t’i ndihmuar”, shkruan Ynet për Kapiten Anamalin.