Ballina Kronika Zjarr në qendër të qytetit të Shkodrës/ Flakët përfshijnë çatinë e një...

Zjarr në qendër të qytetit të Shkodrës/ Flakët përfshijnë çatinë e një hoteli, banorët në panik

45
0

Një zjarr ka rënë në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri është neutralizuar. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti.

Ndërkohë, mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që të nisë hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.