Ballina Politika “Nuk ndërhyj në çështjet e drejtësisë”/ Skandaloze, Edi Rama merr në mbrojtje...

“Nuk ndërhyj në çështjet e drejtësisë”/ Skandaloze, Edi Rama merr në mbrojtje Vlora Hysenin: Arrestimi i saj, ishte masë ekstreme

41
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” së bashku me delegacionin, i cili e ka shoqëruar gjatë vizitës së tij disa ditore në SHBA, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asamblenë (OKB) si dhe zhvilloi takime me komunitetin shqiptar atje.

Kryeministri Edi Rama sapo është kthyer nga SHBA-të në fjalën e tij nga Rinasi nuk ka marrë përgjegjësi për skandalin tek SHISH.

Rama u shpreh se masa e SPAK ishte ekstreme. Ai deklaron se hetimi duhet të shkojë deri në fund.

Edi Rama:

Vendosa që të drejtohem në këtë konferencë, sepse zhvillimet e fundit të arrestit të ish-drejtueses së SHISH do duhet të kishin një shpjegim.

Ishte një masë ekstreme, por nuk kam të drejtë të vlerësoj se pse Prokuroria ka kërkuar masën arrest në shtëpi. Nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, që të ndërhyj në çështjet e drejtësisë. Çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund….vijon