Vanessa Kirby dhe Julia Garner shkëlqyen si gjithmonë në premierën britanike të filmit Fantastic Four: First Steps, që u mbajt të enjten në Londër.
Ky event glamuroz në tapetin e kuq vjen përpara lançimit zyrtar të filmit në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar më vonë këtë muaj.
Në këtë prodhim të shumëpritur, në role kryesore shfaqen gjithashtu Pedro Pascal dhe Joseph Quinn, shkruan Daily Mail.
Aktorja e njohur nga Napoleon, Vanessa Kirby, 38 vjeç, zgjodhi një fustan të lirshëm me pala në nuanca të lehta blu, duke mbuluar barkun e saj dhe duke lënë flokët bjonde të rridhnin natyrshëm mbi supe. E kombinuar me taka të larta, pamja e saj ishte thjesht magjepsëse ndërsa pozonte për fotografët.
Ndërkohë, Julia Garner, 31 vjeç – e njohur për rolin e saj si Ruth Langmore në Ozark – u shfaq po aq elegante pranë koleges së saj, me një fustan blu që tërhiqte vëmendjen.