Ballina Kronika Vijon operacioni policor “Koordinata”/ Asgjësohen rreth 3 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht...

Vijon operacioni policor “Koordinata”/ Asgjësohen rreth 3 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht dy roje pyjesh

19
0

Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 2 roje mjedisi.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

P., roje pyjesh
K., roje e zonave të mbrojtura
Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.