Ballina Kulturë Shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka

17
0

Nga Kalosh Çeliku 

Shqiponja e flamurit kombëtar shqiptar kuqezi, vërtetë është me dy koka. Që, sipas meje: njëra kokë është Shqipëria. Dhe, tjetra kokë Kosova. Me siguri edhe paraardhësit tanë e kanë pasur këtë parashikim, që për simbol të flamurit shqiptar e kanë marrë shqiponjën e zezë me dy koka: njërën kokë në Shqipëri, dhe tjetrën kokë në Kosovë.

Vetë, si fëmij e kam parë gjarpërin me dy koka. Bollën me flokë me dy koka mes dëllinjave te “Përroni i Thanës”. E cila nën dardhat gorrice gjatë vapës madhe të verës tek “Mrizi Zanave” i Fishtës nën hije, tinëz mi pinte delet. Kusinë e mbushur plotë me tambël.

Poashtu, si fëmij Nana kujdeseshte për kafshët shtëpiake, në Katund. I mbante në shtëpi, lopët, qetë e zgjedhës dhe dhentë. Qenin, macin, pulat dhe gjelin kryengritës mbi gardh, që thirrte Agimin. Lopa, e pillte edhe viçin me dy koka. Delja, qengjin me dy koka. Pela, mazin me dy koka. Shkak, që shqiptarët si simbol të flamurit kombëtar: nuk e morën gjarpërin me dy koka, bollën me flokë me dy koka, viçin e lopës me dy koka, qengjin e deles me dy koka, mazin e pelës me dy koka. E morën si simbol të flamurit shqiptar kuqezi shqiponjën e zezë me dy koka.

Vtëm, se: nuk i kam parë kafshët e egëra, as kafshët shtëpiake t’i pjellin të vegjëlit e tyre me dhjetëra koka si partitë politike shqiptare?! Haptas, i tejkaluan edhe ligjet e Natyrës. Mos them, edhe ato njerëzore – politike. Sot, dalin me dhjetëra koka si parti politike t’i prinë popullit shqiptar për Liri, Bashkim Kombëtar dhe Shtet Shqiptar?!

Pse, mos e shohim Sot, edhe shqiponjën e zezë tradicionale me Dy koka te flamuri i kuq-gjak kombëtar shqiptar?! Këmbekrye, qafë për qafe me shekuj sipas ligjeve të Natyrës. Flamur kuqezi shqiptar, të cilin vështirë e pati me pushtime e shekuj të na e ndalojë Turqia, Serbia, e as Bullgaria. Dhe, Ditën e Sotshme: përpiqen të na e nëpërkëmbin dhe përdhosin partitë politike shqiptare me brekët ende nëpër këmbë?!

Punë tjetër është ajo se, Sot: partitë politike shqiptare luftë bëjnë për pushtet, poste partiake dhe pasuri. E, ne si shqiptar i hipim dhe zbresim nga pushteti partitë politike shqiptare vetëm për një përdorim në Qeverinë e ”vëllazërim-bashkimit” Neokomunist gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare me simbolet kombëtare shqiptare. Dhe, përpiqemi t’i tejkalojmë Ligjet e Natyrës si popull shqiptar. Edhe, atë: vetëm për pushtet, një post partiak – politik. Pasuri personale, familjare dhe partiake.

Sot, Partitë tona politike shqiptare nuk i kanë Dy koka. Po, dhjetëra koka?! Ende, jemi Larg…