Ballina Europë Agresorët do i prisnin veshin burrit, gruan e lidhën me litar. Porosia...

Agresorët do i prisnin veshin burrit, gruan e lidhën me litar. Porosia për pengmarrjen që tronditi Romën u dha nga burgu – 6 të arrestuar

13
0

Muaji maj i këtij viti regjistroi një ngjarje të rëndë në kryeqytetin italian, Romë, me një çift bashkëshortësh të cilët përjetuan orë paniku. Burrë e grua u morën peng në banesën e tyre, u kërcënuan dhe më pas u grabitën nga një bandë kriminale të cilët vepronin nën urdhrat e një “shefi” i cili ndodhej në burg. Policia italiane njoftoi sot pas 3 muaj hetime, se identifikoi dhe arrestoi 6 persona, pas një hetimi të koordinuar nga Drejtoria Anti-mafia e Prokurorisë së Romës.

Duhet të ishte një mbrëmje e qetë maji kur çifti u mor peng në shtëpinë e tyre nga 4 personale. Autorët i sulmuan ata me qëllim që t’ju merrnin çelësat e një apartamenti për të cilin ata po kujdeseshin pasi pronarët, dy miq të tyre, ndodheshin përkohësisht jashtë qytetit. Burri u godit në kokë me qytën e pistoletës, ndërsa gruaja u mbajt e lidhur. Më pas agresorët u morën edhe telefonat celularë.

Teksa dy bashkëshortësh mbaheshin peng, njëri nga autorët zhvilloi një telefonatë me video me një burrë i cili dyshohet se u prezantua si burgosur. Nga pas hekurave, burri dha urdhrin e prerë, çifti duhet të dorëzonte çelësat e banesës dhe paratë. Për më tepër, nëse ata do të rezistonin, “shefi” kërcënonte me hakmarrje ndaj vajzës së çiftit. Madje, në një moment autori mori urdhrin e prerë përmes telefonit që t’i pritej njëri vesh burrit dhe për ta rrahur gruan e tij. E tronditur, bashkëshortja dorëzohet dhe i jep çelësat e shtëpisë si dhe 3 mijë euro të gatshme.

Pjesa tjerët e sendeve të shtëpisë u plaçkit nga banda. Por, ndërhyrja e shpejtë nga njësia e policisë italiane, “Falcons” bëri të mundur që të arrestoheshin menjëherë pas ngjarjes 3 nga 4 sulmuesit, kur po përpiqeshin të iknin nga shkallët e ndërtesës.

Javët në vijim, hetuesit arritën të rindërtojnë zinxhirin komandues të bandës. Dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan gjashtë urdhër-arreste, duke u akuzuar ata për rrëmbim me qëllim zhvatje, grabitje dhe mbajtje të paligjshme të armëve të zjarrit.