Ballina Politika “Jam në gjyq me baxhanakun e Ramës, pas AKSHI-t është Linda e...

“Jam në gjyq me baxhanakun e Ramës, pas AKSHI-t është Linda e tij”, Këlliçi: Agasi ndodhet në Tiranë e Durrës

95
0

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se kreu i PD, Sali Berisha prej kohësh ka akuzuar Ramën se pas skemës korruptive të AKSHI-t, qëndron Linda Rama.

Këlliçi tha se ai është në gjyq me baxhanakun e Edi Ramës për kallëzimet që janë bërë ndaj tij, si përfitues i tenderave nga AKSHI.

“Kemi 6 vjet që e kemi denoncuar, por patatja e nxehtë i ka ngecur në dorë nga filmimet e gjetura në zyrën e Agasit.

Që kemi të bëjmë me skemë private përfitimi të Ramës. Jam në gjyq me baxhanakun e Ramës. Ai bënte kërdi në tendera.. Në rastin e Karcanaj, Rama e ka marrë në mbrojtje direkt. Berisha ia ka thënë në kuvend që bashkëshortja e Ramës është e përfshirë në dosjen e AKSHI-t. Rama s’ka kthyer përgjigje”, tha deputeti i PD, Belind Këlliçi.