Ballina Europë Presidenti Zelensky zgjedh ministren e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko si kryeministre të re...

Presidenti Zelensky zgjedh ministren e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko si kryeministre të re të Ukrainës

15
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar sot se i ka propozuar zyrtarisht zëvendëskryeministres së parë dhe ministres së Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, që të marrë drejtimin e qeverisë si kryeministre e re e vendit.

Në një postim në platformën sociale “X”, Zelensky shkroi:

“Diskutuam masa konkrete për forcimin e kapaciteteve ekonomike të Ukrainës, zgjerimin e programeve mbështetëse për qytetarët ukrainas dhe zhvillimin e mëtejshëm të prodhimit të brendshëm të armëve. Për të realizuar këto objektiva, po marrim iniciativën për transformimin e ekzekutivit në vend,” theksoi ai.

Presidenti shtoi se i ka propozuar Svyrydenkos që të marrë drejtimin e qeverisë dhe të “rifreskojë ndjeshëm punën e saj”.