Pas disa orësh diskutimesh që zgjatën deri në orën 17:30 të kësaj të hëne, edhe në Bashkinë e Librazhdit është zbatuar kërkesa e Kryeministrit Edi Rama për dorëheqje në funksion të ristrukturimit të administratës vendore.
Në përfundim të mbledhjes, kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative si dhe të gjithë drejtorët e institucioneve që kishin të paktën dy vjet në detyrë.
Ky zhvillim vjen si pjesë e një nisme më të gjerë për të sjellë frymë të re në drejtimin vendor dhe për të rritur efektivitetin e administratës publike në nivel lokal.
Ndërkohë, paraditen e sotme në këtë qark, dorëheqje masive u raportuan edhe në bashkinë e Elbasanit, ndërsa nuk ka njoftime zyrtare ende nga bashkitë Prrenjas, Gramsh, Cërrik, Belsh e Peqin.