Ballina Aktualitet “Furtunë” në Vaun e Dejës – Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e...

“Furtunë” në Vaun e Dejës – Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë, tre nënkryetarë dhe pesë administratorë

18
0

Ka përfunduar mbledhja në bashkinë e Vaut të Dejës e thirrur nga kryebashkiaku Kristian Shkreli.

Raportohet se 3 zëvendëskryetarët e bashkisë, 5 administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë së Vaut të Dejës, duke plotësuar kështu porositë e kryeministrit Edi Rama për rifreskim të institucioneve.

Këto dorëheqje pasojnë ato të Bashkisë së Shkodrës dhe bashkive të tjera në vend pas ultimatumit të kryeministrit Rama.