SPAK për aferat me tenderët e AKSHI-t por edhe afera të tjera me paranë publike.
Mediat kanë publikuar foto të personit të arrestuar duke fluturuar mbi një objekt bërthamor në Francë, me presidentin francez Emanuel Macron. Fotot janë bërë kur Macron ka vizituar Shqipërinë me ftesë të Ramës dhe ku takonte ashtu siç e programonte vetë kreu i qeverisë shqiptare vetëm njerëzit e tij të besuar.
Postimi i gazetarit Naim Noka:
Ishte koha kur Ermal Beqiraj dhe kunati i tij, Gentian Likaj, bënin foto me mikun e kryeministrit tonë, Presidentin Emmanuel Macron. E çfarë kohësh! Kishte qen, kishte kuaj, kishte avion, kishte jaht me milionat e eurove që i fitonte me copa letrash në tendera. Kishte informacionet e shtetit bashkë me Gysin. E rropën AKSHI-n dhe e-Albania-n. Mendoi se nuk do t’i hynte gjemb në këmbë, por karma. Dje, Ermal Beqiraj u prangos nga Xhandarmëria në Francë.







