Ballina Aktualitet Projektoi Tiranën 2030/ Miku i Edi Ramës, arkitekti italian Stefano Boeri nën...

Projektoi Tiranën 2030/ Miku i Edi Ramës, arkitekti italian Stefano Boeri nën hetim për korrupsion e manipulim tenderash

21
0

Nga Alba Kepi

Skandal i ri në fushën e urbanistikës në Milano shënon një kapitull tjetër shqetësues në një hetim që përfshin emra të njohur të botës së pasurive të paluajtshme dhe politikës lokale. Në mesin e protagonistëve, bie në sy sërish emri i Stefano Boerit.

Stefano Borro arkitekti që projektoi Tiranën 2030 e autor i disa projektesh të tjera në kryeqytetin shqiptar, ndodhet sërish nën hetim.

Guadia di Finanza e Milanos me urdhër të Prokurorisë së Milanos ka ekzekutuar sot 6 masa ndalimi, në burg e arrest shtëpiak, ka kryer 24 kontrolle dhe në zyrat institucionale të Bashkisë së Milanos si dhe ka vënë nën hetim disa persona mes të cilëve dhe arkitektin Stefano Boeri.