Ballina Aktualitet Vranësira dhe reshje të dobëta shiu, moti pëson kthesë këtë të premte

Vranësira dhe reshje të dobëta shiu, moti pëson kthesë këtë të premte

20
0

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10 m/s.
Deti – Valëzimi 1-2 ballë.