Ballina Kronika Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali te ‘Rruga...

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali te ‘Rruga e Durrësit’, vetëm dëme materiale

19
0

Një sasi e vogël lënde plasëse ka plasur në derën e një lokali në ‘rrugën e Durrësit’, në kryeqytet.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:45).

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm për dëme materiale.

Blutë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.