Një video që ka shpërthyer në rrjet ka vendosur në qendër të vëmendjes CEO-n e kompanisë Astronomer, Andy Byron, i cili u kap nga “kamera e puthjes” gjatë një koncerti të Coldplay në Boston në një moment intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore të firmës, Kristin Cabot.
Publiku reagoi me zemërim dhe tronditje, por ishte gruaja e tij, Megan Byron, ajo që bëri lëvizjen më të fortë: hoqi mbiemrin e tij nga profili i saj në Facebook. Ky veprim u interpretua nga ndjekësit si një reagim i qartë, elegant dhe domethënës ndaj turpërimit publik që i ishte shkaktuar. Në video, Kristin shihet teksa përpiqet të mbulojë fytyrën nga sikleti, ndërsa Byron shmang vështrimin për të mos tërhequr vëmendje, por gjithçka ishte filmuar dhe transmetuar në ekranin gjigand.
Një përdorues në platformën X (ish-Twitter) vuri re ndryshimin në profilin e Megan-it dhe e ndau me ndjekësit: “Gruaja e Andy Byron tani e ka larguar mbiemrin e tij nga Facebook dhe i ka lënë komentet hapura! Çfarë akti elegant! Bravo Megan.” Ky postim mori mijëra pëlqime dhe nxiti një valë mbështetjeje për Megan, me komente që e inkurajonin të kërkonte divorc dhe të merrte gjithçka i takon.
Videoja vazhdon të bëjë xhiron e rrjetit, ndërsa sytë e publikut janë tashmë të ngulur mbi çdo hap të Megan-it.