Ylli i njohur i kinemasë Tom Cruise, 63 vjeç, duket se ka gjetur sërish dashurinë. Aktori legjendar është fotografuar në momente të përzemërta me aktoren kubane-spanjolle Ana de Armas, 37 vjeç, teksa po kalonin kohë bashkë në një jaht luksoz në Mesdhe.
Burime të afërta me çiftin kanë konfirmuar për mediat ndërkombëtare se mes tyre “ka kimí të fortë” dhe se lidhja e tyre po shkon përtej një shoqërie të zakonshme. “Ata kanë kaluar shumë kohë bashkë muajt e fundit, dhe janë bërë të pandashëm,” citohet një burim i brendshëm.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjet i tregojnë Cruise dhe de Armas të buzëqeshur, të relaksuar dhe dukshëm të afërt, duke nxitur spekulimet për një romancë të re hollivudiane që mund të bëhet lajmi kryesor i verës.
Kjo do të ishte lidhja e parë publike për Cruise pas disa vitesh në qendër të vëmendjes më shumë për filmat e tij sesa për jetën personale, ndërsa Ana de Armas vjen pas ndarjeve të bujshme me partnerë të njohur si Ben Affleck.
Asnjëri prej aktorëve nuk ka konfirmuar zyrtarisht marrëdhënien, por sinjalet nga jahti flasin vetë.