Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia dhe djali i tij 17-vjeçar është vënë nën hetim lidhur me ndërtimin pa leje të një beach bar dhe zaptimin e plazhit publik në Radhimë.
“Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku:
u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë;
u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali i tij i mitur, 17 vjeç’,- njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë.