Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikuar sot pamje të reja filmike, përmes të cilës kryedemokrati tregon se si janë manipuluar votat me praktikën e Trenit Bullgar. Në videon e publikuar duket një komisioner, i cili del nga qendra e votimit me fletën e votimit me vete, të cilën ia jep kryetarit dhe më pas e hedh në kutinë e votimit.
Berisha: Tani vazhdojmë pjesën tjetër sepse mbrojtja, denoncimi i farsës elektorale kërkon që të bëhet publik mundësisht çdo fakt, çdo dokument i dhunimit.
Tani, urdhëro komisioneri me fletë votimi mbrapa, shikojeni…
Urdhëro çfarë bën me të. Urdhëroni, del jashtë qendrës, jep fletën e votimit sepse duhet të realizojë Trenin Bullgar.
E nxjerr fletën e votimit, ia jep kryetarit, më pas e hedh përsëri në kutinë e votimit. Këta bëjnë ç’të duan me fletën e votimit.
Patronazhisti i shoqëron votuesit në dhomën e fshehtë dhe voton për ta. Ata futen formalisht, sikur të jenë manekinë.
Edhe këtu nxirret fleta e votimit jashtë për të krijuar karuzelin apo Trenin Bullgar.
Ja me fletë del ai. Tani kthehet prapë. Me qindra kuti janë me një fletë votimi mangët, çka është dukuria absolute e karuzelit apo Trenit Bullgar. Edhe në tabelën e rezultateve del mangët fleta e votimit.
Në Plangaricë, Elbasan. Pra, në çdo qendër votimi, dokumentohen elementë të pakundërshtueshëm të farsës elektorale.