Ballina Lifestyle Christina Aguilera mahnit me një paraqitje sensuale në të brendshme transparente

Christina Aguilera mahnit me një paraqitje sensuale në të brendshme transparente

21
0

Christina Aguilera tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram të premten, teksa ndau një seri fotosh provokuese të realizuara në një dhomë hoteli luksoze.

Këngëtarja e njohur e hitit Genie In A Bottle, 44 vjeçe, u shfaq me një palë të brendshme të zeza elegante, që përfshinin një reçipeta të tejdukshme me pika dhe pantallona të shkurtra të kombinuara me geta transparente me bel të lartë dhe një brez të theksuar.

Veshja u kompletua me një palë taka të lëmuara, duke krijuar një pamje tërheqëse dhe të sofistikuar, shkruan “Daily Mal”.

Në disa nga pozat, Christina u fotografua duke qëndruar mbi një tavolinë të bardhë, duke mbajtur një llambadar të madh me ngjyrë ari, si dhe duke pozuar afër një dollapi elegant me detaje të arta.

Një nga momentet më të komentuara ishte kur ajo pozoi me shpinë nga kamera, duke theksuar linjat e saj trupore përmes reflektimit në një pasqyrë. Fansat e pritën entuziazëm këtë paraqitje, duke e vlerësuar si një kombinim të guximit dhe elegancës që e karakterizon Aguilerën.