Ballina Kulturë Britanikja këndon këngë shqiptare, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër

Britanikja këndon këngë shqiptare, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër

21
0

Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për shumë të huaj, të cilët kanë zgjedhur të punojnë dhe të jetojnë këtu.

Të tërhequr nga tradita dhe kultura shqiptare, ata janë integruar më së miri në shoqërinë shqiptare.

I tillë është rasti i britanikes Sara Payman, e cila është pasionuar pas muzikës shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale tingujt e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, të interpretuar nga Sara.

“Me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë”, u shpreh Rama.

E lindur në Kembrixh dhe e diplomuar për stomatologji, Sara la Britaninë e Madhe dhe u vendos në Shqipëri. Në intervista të mëparshme televizive ajo ka treguar tërheqjen e saj për kulturën shqiptare, veçanërisht për muzikën, të cilën e interpreton me pasion.