Ballina Aktualitet ‘Ky është vetëm fillimi!’, Tatimet godasin fort: Sekuestrohen 76 ton mallra pa...

‘Ky është vetëm fillimi!’, Tatimet godasin fort: Sekuestrohen 76 ton mallra pa faturë, tregtarët në panik

54
0

Në 12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë bllokuar 76 ton mallra. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se janë inspektuar 209 subjekte deri më tani, duke paralajmëruar se ‘ky është vetëm fillimi’.

“Në vetëm 12 ditë, aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore ka dhënë rezultate konkrete: 76.1 ton mallra të bllokuara, 209 subjekte të inspektuara.

Ky është vetëm fillimi. Aksioni vazhdon për të garantuar: Treg të formalizuar. Produkte të sigurta dhe të gjurmueshme. Mbrojtje për fermerin dhe prodhuesin e ndershëm”, thonë Tatimet.

Kjo është pjesë e një aksioni të gjerë të qeverisë, të nisur prej disa ditësh, për të luftuar informalitetin në tregun ushqimor dhe për të garantuar standarde të sigurisë për konsumatorët.

Inspektorët janë në terren duke kryer kontrolle intensive në thertore, pika grumbullimi dhe dyqane ushqimore në të gjithë vendin.